Zgjedhjet po afrojnë/ Kryeministri Rama paralajmëron ndryshimin e madh

Vlora

Zgjedhjet po afrojnë/ Kryeministri Rama paralajmëron ndryshimin e madh

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:51
Edi Rama

Duke folur nga Vlora ku mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e projektit për parkun e ri të Lungomares, kryeministri Edi Rama u shpreh se në pjesën e dytë të vitit që vjen do fillojnë ndërtimet në tunelin e Llogarasë.

“Pagat e mjekëve dhe të mësuesve do t’i rrisim. Jo se kemi zgjedhje vitin e ardhshëm. Nuk kanë lidhje me 25 prillin. Po e bëjmë sepse tani janë pjekur kushtet për ta bërë. Patëm një vit të vështirë, si 2019 me tërmetet si 2020 me pandeminë. Ekonomia jonë ra pikiatë, por e ka marrë veten. Kemi parë konsumin nga tvsh e korrikut dhe gushtit, dhe kemi ngritje të ekonomisë. Në formë V-je.

Patëm rënie drastike, dhe po ashtu rritje të menjëhershme. Ekonomia po e merr veten, ndaj dhe bëjmë premtime për rritje rrogash. Se po mos të kishim lekë s’do paguanim as pagat e jo më t’i rrisnim. Dhe po e them prapë, këto premtime s’kanë të bëjnë fare me zgjedhjet e ardhshme, sepse ne ato do i fitojmë si me premtime si pa premtime. Dhe projektet do vazhdojnë.

Vlorën duam ta bëjmë një nga qytetet më të bukura jo në Shqipëri, se në Shqipëri është ajo, por në Ballkan. Do ta bëjmë atraksion turistik. Vlora nuk është vetëm qyteti, por dhe zona përtej qytetit, është një aset shumë i madh ende i pashfrytëzuar ekonomik. Rruga e lumit po vazhdon. Ne do i bëjmë të gjitha ato që kemi thënë dhe do i bëjmë sipas mundësive. Do i bëjmë siç duhet, dhe jo shkel e shko. Rruga e Radhimës do të bëhet e re, do të zhvillohet më shumë si zonë. Duam miliona turistë në vitet e ardhshme. Pjesën e dytë të vitit që vjen do fillojnë ndërtimet në tunelin e Llogarasë”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat