Detaje të reja/ Tritoli i fshehur poshtë makinës, specialistët mbërrijnë në Vlorë

Vlora

Detaje të reja/ Tritoli i fshehur poshtë makinës, specialistët mbërrijnë në Vlorë

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 22:09
Vlorë

Specialistët xhenierë nga Tirana kanë mbërritur në Vlorë për të mundësuar shpërthimin e kontrolluar të tritolit të fshehur në telefon.

Një sasi e dyshuar si tritol është gjetur poshtë një makine të parkuar pranë  Pallatit të Kulturës “Labëria” në Vlorë mbrëmjen e sotme.

Sipas korrespodentit të Top Channel, sasia e dyshuar si tritol është fshehur në një telefon celular. Policia ka rrethuar vendin dhe ka mbajtur perimetrin e rrezikut të një shpërthimi të mundshëm.

Priten forcat xheniere për të bërë të mundur çmontimin e telefonit para një shpërthimi të mundshëm që mund të ndodhë. Përmes pamjeve të ardhura në redaksi, zona ku dyshohet të jetë vendosur tritoli është e rrethuar me makina të parkuara, e qetë dhe me pak kalimtarë në rrugë.

Nuk dihet ende se në pronësinë e kujt është makina, ndërsa priten detaje të reja në orët në vazhdim. Sipas policisë, grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak.Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat