Arrestohen 4 persona në Vlorë

Vlora

Arrestohen 4 persona në Vlorë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë ndaluar për vepra si ajo e dhunës në familje, djegie e një makine apo drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.

Sipas policisë, “në vijim të veprimeve për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit në pronësi të shtetasit Sh. M., pas provave të grumbulluara kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. T., 45 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi më datë 17.10.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit Sh. M., 54 vjeç, banues në Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., 17 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, pas një konflikti të çastit. Gjithashtu Policia ka ndaluar shtetasin A. B., 46 vjeç, banues në lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme në prani të djalit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasi  A. Y., 31 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”.

Sakaq material iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat