Pa rrugë dhe ujë të pijshëm, banorët e Xhuherinës në Vlorë: Bashkia na ka harruar

Vlora

Pa rrugë dhe ujë të pijshëm, banorët e Xhuherinës në Vlorë: Bashkia na ka harruar

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:48
Vlorë

Kjo është gjendja e rrugës që të çon drejt fshatit Xhuherinë të Vlorës.

Janë 7 kilometra që i lidhin me qytetin, por në gjendje të amortizuar.

“Deri atje 2 km janë që bëhet lufta. Nuk shkojmë dot në Vlorë se është copa-copa”, thonë banorët.

Brenda fshatit rrugët kanë emra, por në verë ecin mes pluhurit  thonë banorët e dimër në baltë.

“Pisllëk i madh. Nuk dalim dot se vjen një erë shumë e keqe. Unë paguaj ndriçim dhe ndriçim nuk kam këtu.”

Në çezma mungon uji i pijshëm. Hallin nuk ua zgjidhin dot as puset, ndaj Banorët thonë se detyrohen ta blejnë ose të furnizohen në zona të tjera.

“Ujë në fshat nuk ka. Puset për çfarë i do, se përdoren vetëm për të larë, për të shpëlarë, se është ujë gëlqeror, nuk pihet”.

Kabina elektrike pranë shkollës 9 vjeçare është një shqetësim më vete për prindërit.

Drejtuesit e Bashkisë së Vlorës thonë se i shohin aty vetëm në kohë fushate e premtimet mbeten fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat