Arrestohen dy persona në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Vlora

Arrestohen dy persona në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë  shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datë 26.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat