Jaht “i dyshimtë” në Vlorë/ Nuk pati asnjë njoftim në radio, 2 rusë dhe 2 ukrainas në bord

Vlora

Jaht “i dyshimtë” në Vlorë/ Nuk pati asnjë njoftim në radio, 2 rusë dhe 2 ukrainas në bord

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:18
Vlorë

Sot rreth orës 01:00-01:30 ka mbërritur në portin e Vlorës një jaht me flamuj Delaware me 4 persona, 2 rusë dhe 2 ukrainas në bord, nisur nga Turqia dhe me destinacion për në Malin e Zi.

Nisur nga fakti se jahti nuk ka bërë asnjë njoftim në radio ose nëpërmjet agjencive detare kanë lindur dyshimë për policinë kufitare. Në mëngjes ka shkuar një gomone e policisë kufitare dhe një inspektor i kapitenerisë për të marrë informacion.

Kapiteni i jahtit lundrues ka deklaruar se s’ka pasur naftë, ndaj për këtë arsye është kthyer në port të Vlorës. Mjeti lundrues ka hyrë në portin e Vlorës dhe ka marrë një agjenci detare për të kryer procedurat e nevojshme dhe furnizim me karburant, i shoqëruar nga policia kufitare dhe ku mësohet se po ndiqen procedurat e nevojshme ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat