Mësues, të moshuar dhe qytetarë, rriten infektimet me Covid në Vlorë

Vlora

Mësues, të moshuar dhe qytetarë, rriten infektimet me Covid në Vlorë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:15
Foto Ilustrim

Vlora vazhdon të shënojë shifra të larta të personave të infektuar me Covid-19.

Një ditë më parë janë konfirmuar 21 raste të reja në qytetin bregdetar duke shënuar shifra edhe më të larta se periudha e karantinës.

Ndër to 4 prej tyre janë të moshuar, 2 mësues, njëri prej tyre në shkollën e Selenicës, ndërsa tjetra në një shkollë të qytetit të Vlorës.

Duke vijuar edhe me 3 punonjës banke të konfirmuar pozitivë, teksa pjesa tjetër janë qytetarë të ndryshëm dhe persona të cilët zotërojnë biznese private.

Ditët e fundit, shifrat e Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit u raportuan 525 raste të reja dhe 12 humbje jete.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat