Mesazh me tritol në Vlorë, çaktivizohet pakoja me 600 gram lëndë plasëse poshtë makinës

Vlora

Mesazh me tritol në Vlorë, çaktivizohet pakoja me 600 gram lëndë plasëse poshtë makinës

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:21
Ilustrim

Nuk ndalen mesazhet me tritol në Vlorë. Një sasi prej 600 gram tritol ishte vendosur në poshtë një automjeti “Benz” në pronësi të shtetasit S. Binaj.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Mjeti ka qenë i parkur dhe vetë pronari i saj ka konstatuar pako e vogël me lëndë plasëse, duke lajmëruar më pas policinë.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën  perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të RENEA-s, të cilat  pas veprimeve të para  bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse” njofton policia.

Shpërthimi i mkomanduar ka ndodhur rreth orës 03.30 të mëngjesit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat