“Falsifikim dokumentesh”/ Arrestohet juristi i Kadastrës Vlorë

Vlora

“Falsifikim dokumentesh”/ Arrestohet juristi i Kadastrës Vlorë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:44
Vlorë

Policia arreston juristin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, Hidai Shenaj.

Zyrtari akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Hetimet për të kishin një vit që kishin nisur nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Vlorës.

Për të Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Policia: Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin:

H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat