I pyetur nga Euronews Albania lidhur me ndryshimet e njëpasnjëshme të Kadastrës se Vlorës Artan Lame është shprehur se interesat e larta të tokave të bregdetit kanë sjellë ndryshmet ne Kadastrat bregdetare.
Pyetur nëse ka pasur presione kriminale drejt kësaj Kadastre, Lame u shpreh se:
“Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit”.
Sa i takon ndryshimeve në Kadastrën e Vlorës, ai tha se do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri te punonjësi më i ulët
Lame sqaroi ndër të tjera dhe deklaratën e mëparshme, ku citonte se korçarët janë frikacakë.
Ai deklaroi nga zyrat e reja të hipotekës se Korçës se kishte nënkuptuar se korçarët kanë frikë nga ligji dhe mediat e kanë keqinterpretuar deklaratën e tij teksa shtoi se korçarët janë një popull i cili duhet marrë shembull.