Shkon në 6 numri i punonjëseve të infektuara me Covid-19 në shtëpinë e foshnjës

Vlora

Shkon në 6 numri i punonjëseve të infektuara me Covid-19 në shtëpinë e foshnjës

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:45
Vlorë

Një tjetër kujdestare pranë shtëpisë së foshnjës në Vlorë ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Mësohet se deri tani numri i të prekurve me Covid pranë këtij institucioni ka shkuar në 6 të prekur.

Sakaq pritet përgjigja e 3 punonjësve të tjera të cilat kanë simptoma të Covid 19.

Lajmin e njoftoi Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat