Autor i tre vjedhjeve në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari

Vlora

Autor i tre vjedhjeve në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është ndalur ditën e sotme në Vlorë.

Ai dyshohet se është autor i tre vjedhjeve, një biçiklete, një aparati celular, dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim, autor i dyshuar për disa vjedhje. vSpecialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”: B. Ç., 27 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi B. Ç ishte shpallur në kërkim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Vlorë, konkretisht:

Më datë 07.10.2020 ka vjedhur një biçikletë;

Më datë 15.10.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;

Më datë 25.11.2020 ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat