“Pishman për votën” Dritan Lelit, banorët e lagjes “Kushtrimi” të zhgënjyer nga Kryebashkiaku

Vlora

“Pishman për votën” Dritan Lelit, banorët e lagjes “Kushtrimi” të zhgënjyer nga Kryebashkiaku

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Vlorë

Banorë të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë shprehen të zhgënjyer me kryebashkiakun Dritan Leli e disa madje janë penduar që i kanë dhënë votën më 30 qershor.

“Nuk ka bërë asgjë Leli për këtë lagjen. Jam bërë shumë pishman” thotë një banor.

Dritan Leli i ka zhgënjyer banorët e lagjes “Kushtrim” në Vlorë, ku edhe pse ka një mandat e gjysmë në detyrë, thonë se nuk e kanë parë kurrë.

“Unë jam socialiste vetë. Ai njeri nuk ka shkelur kurrë këtu. Rrugët janë tërë baltë”

Rrugët e baltës dhe mbetjet urbane mbizotërojnë në bllokun e banimit, çka ka ngjallur revoltë mes banorëve ndaj kryebashkiakut.

Drita e celularit është shpëtimi i banorëve, natën.

Sa herë bie shi ata shprehen se shtëpitë u përmbyten.

Ankohen se investimet janë përqëndruar vetëm në qendër e lagjet e brendshme janë lënë në harresë.

“Çfarë më duhet Lungomare. Unë vete një herë në muaj apo dy muaj. Kur s’kam rrugën ku unë kaloj çdo ditë” thotë një tjetër banore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat