“Gjithnjë kemi votuar por gjë s’kemi fituar” Vlonjatët ankohen për Lelin: “Vdiqëm nga balta!”

Vlora

“Gjithnjë kemi votuar por gjë s’kemi fituar” Vlonjatët ankohen për Lelin: “Vdiqëm nga balta!”

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:39
Vlorë

Nuk ka një emër zyrtar, por në Vlorë e njohin si rruga e zjarrfikëses.

Ta kalosh pa lagur këpucët në këto ditë është e vështirë.

Në ditët me shi, banorët thonë se u zhyten këmbët në baltë.

Më të vjetrit thonë se aty, bashkia e Vlorës nuk ka ndërhyrë prej dekadash.

“Jemi ankuar por nuk na kanë përfillur” thotë një nënë.

Ndërsa të rinjtë nuk e kanë parë ndonjëherë ndryshe

Sa më thellë të futesh në breshëri të zonës së banuar, aq më të më mëdha bëhen pellgjet me ujë

“Për shkak të rrugës edhe qëndra shëndetësore është zhvendosur” thotë një banore tjetër.

Sipas banorëve ankesat e tyre kanë shkuar gjithmonë në vesh të shurdhët të Bashkisë së Drejtuar nga Dritan Leli i cili thonë se i ka zhgënjyer.

“Gjithnjë kemi votuar por gjë s’kemi fituar” shprehen të indinjuar banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat