Mot i keq/ Gjiri i Vlorës, nuk lejohen të lëvizin mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat

Vlora

Mot i keq/ Gjiri i Vlorës, nuk lejohen të lëvizin mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:45
Vlorë

Moti i përkeqësuar ka përfshirë edhe gjirin e Vlorës.

Era me shpejtësi deri në 17 m/s nga Jugu ka  shkaktuar dallgë 6-ballëshe në det të hapur, ndërsa në gji deri në 4 ballë.

Për shkak të situatës në fjalë nuk lejohen të lëvizin mjetet e vogla lundruese si dhe peshkarexhat.

Ndërkohë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka dalë në det të hapur, për t’u ankoruar ditën e hënë në mol, me qëllim vijimin e lundrimit drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat