Në ndjekje nga policia, i riu në Vlorë mban peng familjen

Vlora

Në ndjekje nga policia, i riu në Vlorë mban peng familjen

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:24
Vlorë

Një i ri në qytetin e Vlorës, i cili ishte në ndjekje nga policia, po mban peng familjen e tij.

I riu është mbyllur në banesë dhe kërcënon familjarët e tij me vetsakrifikim.

Informacione nga vendngjarja tregojnë se, ai ka lidhur bombulën e gazit me derën e shtëpisë në mënyrë që të ndalojë futjen e policisë apo daljen jashtë banese të ndonjë prej familjarëve.

I riu dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negocion me të riun për të dorëzuar.

Drejt vendngjarjes dhe po shkojnë dhe forca të specializuara, ndërsa ngjarja po zhvillohet në zonën e njohur si Tregu i Orizit, në lagjen “Isa Boletini”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat