Lëvizjet/ Kadastra e Vlorës kthehet në “legjendë”, i ikën sërish drejtori!

Vlora

Lëvizjet/ Kadastra e Vlorës kthehet në “legjendë”, i ikën sërish drejtori!

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:09
Foto Ilustrim

Kadastra e Vlorës duhet të jetë një nga drejtoria që ka thyer rekord vitet e fundit për shkak të largimit të drejtuesve.

Herë të kërcënuar e herë nën presion, drejtuesit kanë dhënë dorëheqjen njëri pas tjetrit. I fundit që largohet nga posti është Andi Binaj, i cili qëndroi vetëm 6 muaj në krye të këtij institucioni.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Binaj ka kaluar në krye të AKU-së në këtë qytet.

Në vend të tij, në krye të Kadastrës është emëruar Klodian Troçi, i cili mbante postin e zëvendësit.

Binaj u emërua nga vetë drejtorin i Përgjithshëm i Agjencisë së Kadastrës më 13 korrik të këtij viti. Ai zëvendësoi Jurgen Pilkapin, i cili dha dorëheqjen pas qëndrimit në këtë detyrë vetëm 15 ditë.

Në rreth 10 muaj, në Kadastrën e Vlorës janë ndërruar plot 8 drejtorë, me një mesatare të përafërt i bie nga një drejtor në muaj.

Kreu i Kadastrës së Shqipërisë, Artan Lame e cilësoi me shaka situatën si barsoletë, por shprehu besim kohë më parë se gjendja do të ndryshonte.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat