Pronaret e automjeteve ishin shoqe/ U vihet qëllimisht zjarri 2 makinave

Vlora

Pronaret e automjeteve ishin shoqe/ U vihet qëllimisht zjarri 2 makinave

Më: 3 janar 2021 Në ora: 10:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy automjete janë djegur gjatë natës, në hyrje të Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, zjarri në automjete ka qenë i qëllimshëm.

Mësohet se dy pronaret e makinave janë shoqe midis tyre.

“Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen Pavarsia, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe  E. P.,  banuese në Vlorë”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat