Qytetarët nuk mbajnë maska në rrugë: Nuk kam frikë se jam trim nga Vlora

Vlora

Qytetarët nuk mbajnë maska në rrugë: Nuk kam frikë se jam trim nga Vlora

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

dhe pse mbetet ende në fuqi gjobitja për mosmbajtjen e maskës, qytetarët kanë ulur vigjilencën. Një pjesë e madhge e tyre e përdoin maskën vetëm si aksesor për ti shpëtuar gjobës, ndërsa disa të tjerë nuk e kanë fare.

Edhe pse kanë pasur vdekje në familje si pasojë e Covid, nuk kanë frikë. “Jo nuk kemi frikë. Mua më ka vdekur dhëndri”, thotë një qytetare.

Ka dhe prej tyre, që maskën nuk e kanë mbajtur asnjëherë. “Jo. S’kam vënë maskë kurrë. Nuk kam frikë”, thotë qyteraja.

Por nuk mungojnë as qytetaret e kujdesshëm. “E mbaj gjithmonë maskën”, shprehet një prej tyre.

Bëjnë dhe ironi me maskën. “Jemi trima nga Vlora”,thotë qytetari.

E hëna e parë e vitit 2021, ka sjellë një rritje të lehtë të urgjencave në spitalin infektiv. Për 2 orë jane paraqitur 7 autoambulanca. Në oborrin e këtij spitali familjarët, që shoqërojnë të afërmit qëndrojne në pritje të informacioneve. Bazuar në të dhënat zyrtare të ministrise së Shëndetësise, thuajse gjysma e shtretërve në të 4 spitalet janë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat