Strehoi sirianët që u kapën në Vlorë, arrestohet pronari i hotelit

Vlora

Strehoi sirianët që u kapën në Vlorë, arrestohet pronari i hotelit

Më: 10 janar 2021 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Fatos Dusha, pronari i një hoteli në Tiranë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka strehuar sirianët që u shpëtuan në Vlorë një natë më parë.

Dyshohet se policia ka rënë në gjurmët e Dushës pasi emri i tij është përmendur nga shtetasit sirianë gjatë marrjes në pyetje.

Rreth 50 klandestinë nga Lindja e Mesme (sirianë) qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq.

Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat