Vlorë/ Situatë e qetë nga reshjet e shiut, nuk ka përmbytje. Hidrovoret vazhdojnë punën normalisht

Vlora

Vlorë/ Situatë e qetë nga reshjet e shiut, nuk ka përmbytje. Hidrovoret vazhdojnë punën normalisht

Më: 11 janar 2021 Në ora: 09:16
Vlora

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë prej disa ditësh vendin tonë, ndërsa situata në qarkun e Vlorës mbetet e qetë pasi nuk ka sipërfaqe të përmbytura dhe hidrovoret janë në gjendje pune.

Deri tani, problematik është vetëm aksi rrugor Himarë-Sarandë në Borsh për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Lëvizja e mjeteve po kryhet në aksin tjetër, ku janë vendosur sinjalistika ndërsa po monitorohet nga policia dhe kontraktori.

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët dhe mesatar, ndaj nuk ka shkaktuar dëme dhe nuk ka pasur nevojë për shkarkime nga HEC-et. Deri në orën 20:00, niveli i Hidrometrit në Përmet ishte 3 metra, në Memaliaj 4 metra dhe në urën e Mifolit 5.5 metra. Niveli i Vjosës është rritur, por nuk paraqet asnjë problem për momentin.

Njoftimi i plotë

Informacion ores 08:00  per situaten ne qarkun Vlore sot dt 11.01.2021. Situata ne qark eshte e qete, konkretisht;

– Gjate nates dhe aktualisht ne teritorin e qarkut Vlore ka pasur reshje me intesitet te ulet dhe mesatar.

– Niveli i Hidrometrave te Vjoses ne oren 20:00
Permeti  3 m
Memaliaj  4 m
Ura e Mifolit 5.5 m ora 07:30

Vihet re nje ritje e nivelit te Vjoses por qe nuk paraqet problem per momentin
– Shkarkime nga Hec nuk ka.
– Hidrovoret gjendje pune
– Familje te evakuara nuk ka.
– Banesa te permbyt dhe me prezenc uji nuk ka.
– Siperfaqe te permbytura dhe prezenc uji nuk ka.

– Rruge te bllokuara nuk ka. Vazhdon problematik aksi rrugor Himar – Sarande ne Borsh ku ka rreshkitje ne nje aks. Levizja kryet ne aksin tjeter, esht vendos sinjalistika monitorohet nga policia dhe kontraktori.
– Forca dhe mjete ne terren ne gadishmeri

Struktur operac vendore
Struktur operac qendrore
– Mbeshtetje me ndihma ushqimore nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat