Policia arreston 32-vjeçarin ne Vlorë u denoncua nga ish gruaja për…

Vlora

Policia arreston 32-vjeçarin ne Vlorë u denoncua nga ish gruaja për…

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Policia e Vlorës arrestoi një djalë të ri i cili i ishte “qepur” ish-gruas së tij dhe pavarësisht se ishin ndarë, e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht atë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan shtetasin E. T, 32 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij”.

I riu akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat