Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, apartamenti përfshihet nga flakët

Vlora

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, apartamenti përfshihet nga flakët

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:59
Ilustrim

Shpërthimi i një bombule gazi provokoi një tragjedi të mundshme, në një familje në Vlorë.

Nga shpërthimi ka marrë flakë apartamenti ku ndodhi ngjarja në qytetin e Vlorës.

Por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e flakëve në një kohë të shpejtë.

Ngjarja ka ndodhur në katin e gjashtë të një pallati në zonën pranë xhamisë së qytetit, që njihet ndryshe edhe si “Omonia”.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat