Vlorë/ I dënuar me 20 vite burg në Itali, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Vlora

Vlorë/ I dënuar me 20 vite burg në Itali, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Më: 13 janar 2021 Në ora: 09:59
Foto Ilustrim

Vlorë – Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë. Sipas policisë ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.  Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat