Nga e shtuna pritet të nis vaksinimi i “bluzave të bardha” në Vlorë

Vlora

Nga e shtuna pritet të nis vaksinimi i “bluzave të bardha” në Vlorë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:21
Vlorë

Nga dita e shtunë pritet që të nisë vaksinimi anti-covid në Vlorë.

Mësohet se Pallati i Sportit dhe stadiumi i “Flamurtarit” janë dy ambientet e inspektuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe më pas do të vendoset se kush do të jetë më i përshtatshëm për të realizuar vaksinimin.

Ndërkohë bëhet me dije se është në përfundim lista e parë e “bluzave të bardha” që do të vaksinohen. Mendohet se fillimisht në Vlorë pritet të mbërrijnë nga dita e shtunë, 30 ose 50 doza.

Inspektimet e realizuara janë dërguar në Ministrisë e Shëndetësisë dhe më pas do të vendoset për ambientin përfundimtar se ku do të realizohet vaksinimi anti-covid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat