Turizëm në det dhe në dëborë/ Vlorë, Llogoraja është zbardhur

Vlora

Turizëm në det dhe në dëborë/ Vlorë, Llogoraja është zbardhur

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:26
Llogoraja

Mbrëmjen e djeshme dëbora mbuloi edhe parkun kombëtar të Llogorasë.

Pishat bregdetare në lartësinë e parkut u zbardhën bashkë me rrugën. Për të hapur kalimin është dashur ndërhyrja me mjetet dëborëpastruese.

Reshjet e dëborës në Llogora ia lanë vendin diellit ndaj dhe tërhoqën shumë pushues të cilët këtë fundjavë nuk iu drejtuan Vlorës vetëm për detin edhe bardhësinë e dëborës.

Freskia në verë dhe dëbora në dimër e bën Llogora në 1027 metra mbi nivelin e detit një destinacion për  çdo stinë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat