Përkeqësimi i motit/ Pezullohet lundrimi në portin e Vlorës

Vlora

Përkeqësimi i motit/ Pezullohet lundrimi në portin e Vlorës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 10:37
Ilustrim

Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe të peshkimit në portin e Vlorës, për 48 orët e ardhshme.

Mësohet se pezullimi është bërë për shkak të përkeqësimit të motit dhe parashikimeve për orët në vijim. Ndërkohë, anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.

“Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të lundrimi dhe anijeve të peshkimit. Në baze të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës; dhe jashtë gjirit të Vlorës : era dhe deti në drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë. Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Anijet pasagjere te transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar! Në datën 24.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një përmisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin JUG-JUGPERENDIM me kushtet e mëparshme. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jete ne datën 26.01.2021 ora 06:00”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat