Shirat e dendur/ Bashkia e Vlorës njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdesuni për veten

Vlora

Shirat e dendur/ Bashkia e Vlorës njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdesuni për veten

Më: 25 janar 2021 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Vendi ynë pritet që të përfshihet sërish këtë javë nga një mot me stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Mbrëmjen e sotme, bashkia e Vlorës, nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale, ka njoftuar qytetarët për atë që pritet që të ndodhë duke filluar nga sonte, ndërsa u kërkon që të kenë kujdes maksimal.

“Te nderuar qytetare! Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju  luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë  të jemi të kujdesshëm. Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.

Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, shkruan Bashkia e Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat