Aksidenti dje në Vlorë, arrestohet shoqja e viktimës 25-vjeçare! Gënjeu se nuk ishte ajo shoferja

Vlora

Aksidenti dje në Vlorë, arrestohet shoqja e viktimës 25-vjeçare! Gënjeu se nuk ishte ajo shoferja

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:30
Silvi Muha

Në vijim të hetimeve lidhur me aksidentin e mbrëmjes së djeshme në aksin Vlorë-Fier ku humbi jetën 25 vjeçarja Anxhela Çapo, policia njofton se nuk ka qenë ajo shofere. Në njoftimin zyrtar ditën e sotme, policia thotë se në timon ka qenë 22-vjeçarja Silvi Muha, e cila mbrëmjen e djeshme tha se ishte pasagjere.

Për pasojë policia e ka arrestuar për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes së makinës nga rruga prej shpjetësisë së lartë. Makina u përmbys ndërsa trupi i së ndjerës ishte 300 metra larg mjetit.

 "Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe" - njofton policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat