Moti i keq, trageti 160 me pasagjerë ankorohet pas 12 orë pritjeje

Vlora

Moti i keq, trageti 160 me pasagjerë ankorohet pas 12 orë pritjeje

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:57
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi i cili sot po kthehej nga Italia nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlorës

Ankorohet pas 12 orësh përpjekjesh trageti me 160 pasagjerë nga Brindisi.

Për shkak të erës së fortë bregdetare trageti i linjës Vlorë-Brindisi i cili sot po kthehej nga Italia nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlorës.

Brenda tragetit ishin 160 pasagjerë dhe është provuar të ankorohet, por pamundur ka dal sërish në det të hapur në pritje të qetësimit të kohës dhe forcës së erës.

Më herët kapiteneria e Vlorës bëri me dije se trageti do të qëndrote në det të hapur deri në ankorim.

Ndërkohë kapiteneria e Vlorës si rrjedhojë e erës së fortë jep edhe njoftimin për anulimin e lundrimit të mjeteve lundruese të vogla dhe mjeteve të peshkimit

Ndërkohë, edhe anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat