Ura e Drashovicës në Vlorë në rrezik, bazamenti del mbi ujë, banorët: Po e merr lumi

Vlora

Ura e Drashovicës në Vlorë në rrezik, bazamenti del mbi ujë, banorët: Po e merr lumi

Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:27
Ura e Drashovicës në Vlorë

Këto pamje tregojnë gjendjen e Urës së Drashovicës në Vlorë.

Bazamenti i këmbëve të Urës kanë dalë mbi ujë.

“Nga gërryerja është bërë ajo ashtu, ka dalë bazamenti poshtë” shprehet një banor.

Në strukturë çarjet janë thelluar.

Banorët e zonës ngrenë alarmin se vepra e ndërtuar në vitin e ndërtuar në vitin 1967, kërcënohet nga marrja e inerteve në Lumin Shushicë dhe mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë mbi të.

“Është marrë zhavorr aty në lumë,” thotë një banor tjetër.

“Është atje poshtë një lavatriçe, është një tjetër më lart, është tjetra më lart dhe nuk e di dhe se sa. Ligji është që nuk duhet të preket lumi absolutisht.”

Tabela sinjalizuese për tonazhin e mjeteve që lejohet të kalojnë mbi urë mungon.

Banorët e zonës thonë kufizimi aty ka qenë për 15 tonë, por sipas tyre e kanë hequr drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë që kryesisht transportojnë inerte.

“Tonazhi nuk e di me thënë të drejtën 12 ton apo 15 ton. Këtu kalojnë makina që vijnë 40 ton,” vazhdon ai.

Alarmi për rrezikun që i kanoset urës është ngritur në vazhdimësi, por sipas banorëve asnjë prej institucioneve nuk ka marrë asnjë masë.

“Kush do kërkojë llogari, kush është ai që do kërkojë llogari. Këtu rruga flet vetë, s’ka pse merr as komente, asgjë,” thotë një banor.

“Tani si ka mundësi që kjo urë të mbajë këtë peshë kaq të  madhe? Askush nuk merr përgjegjësi dhe askush nuk e ndalon këtë ,” thotë banori.

Ndërhyrjen e fundit për të garantuar strukturën nuk e mbajnë mend.

“Do bëjmë investime, do e rregullojmë , asnjë lloj investimi fare,” thotë banori.

“Atje ku janë ato gropat i hedhin ndonjë mbushje të vogël edhe kaq. Asgjë tjetër.”

Shfrytëzimi pa kriter i shtretërve të lumenjve për marrin e inerteve rrezikon disa vepra infrastrukturore mes të cilës edhe Urën e Zogut mbi Lumin Mat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat