Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë/ Autorit iu gjet kallashnikovi në makinë, në kërkim edhe shoku i tij

Vlora

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë/ Autorit iu gjet kallashnikovi në makinë, në kërkim edhe shoku i tij

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të tjera detaje kanë dalë nga ekzekutimi i 31-vjeçarit Tauland Gjikaj, i cili u vra me armë zjarri rreth orës 14:20, pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Autori i dyshuar i cili ka rënë në prangat e policisë është Andi (Hans) Jonuzaj. 

Ky i fundit dyshohet se doli nga një automjet me xhama të zinj duke qëlluar me breshëri në drejtim të viktimës, i cili ishte duke ecur në trotuar.

Siç mund të shihet nga kjo foto, ky është kallashnikovi i autorit të vrasjes, që iu gjet nga policia në makinën tip “Ford”, ndërsa ai po përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, “blutë” kanë shpallur në kërkim një tjetër person që dyshohet të ketë bashkëpunuar në krim.

Taulant Gjikaj njihej edhe me mbiemrin Beqiraj dhe rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Po ashtu “Panorama” meson se viktimës iu gjet edhe një pistoletë në brez.

I ndjeri është i biri i një ish-polici, i cili ka qenë i përfshirë në një përplasje me armë në shkurt të 2018-ës në Vlorë.

Ngjarja e tre viteve më parë ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse në Vlorë. Si pasojë e përplasjes me armë mbetën  të plagosur tre persona.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat