Vlorë/ Arrestohen dy persona, njëri ishte shpallur në kërkim për trafikimin e mjeteve motorike

Vlora

Vlorë/ Arrestohen dy persona, njëri ishte shpallur në kërkim për trafikimin e mjeteve motorike

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

27-vjeçari, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë i kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Ndërsa në 35-vjeçar është ndaluar nga specialistes për hetimin e krimeve në Sarandë pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i plotë

Policia vë në pranga 2 shtetas , njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë,  në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit  D. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 01.03.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë  Sarandë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  M. B., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat