Rama takim tek vilat qeveritare në Vlorë, me kandidatët për deputetë

Vlora

Rama takim tek vilat qeveritare në Vlorë, me kandidatët për deputetë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:51
Vila ku po zhvillohet takimi i Ramës në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Vlorës ditën e sotme, ku do të zhvillojë një mbledhje me kandidatët për deputetë dhe strukturat e PS-së.

Top channel ka siguruar pamjet e vilës se ku do të zhvillohet takimi mes Ramës dhe anëtarëve.

Kujtojmë se në Vlorë, 7 vendet e para i kanë zënë Pranvera Resulaj,  Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj,  Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Metaj dhe drejtuesi politik i këtij qarku  Damian Gjiknuri mban numrin shtatë. Ndërsa kryeministri ka preferuar të jetë i 8-i në kandidimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas Ramës, objektivi bazë i PS-së është fitimi i 78 vendeve në parlament  ndërsa objektivi maksimal është ai i 88 mandateve.

Lista e plotë e kandidatëve në Vlorë:

1.Pranvera Resulaj
2. Anduel Tahiraj
3. Vullnet Sinaj
4. Anila Denaj
5. Niko Kuri
6. Ilir Metaj
7. Damian Gjiknuri
8. Edi Rama
9. Teuta Rama
10. Ervis Mocka
11. Alket Hyseni
12. Laura Ferhati

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat