Makina në Vlorë përfshihet nga zjarri, në pronësi të një gruaje, ja dyshimet e para

Vlora

Makina në Vlorë përfshihet nga zjarri, në pronësi të një gruaje, ja dyshimet e para

Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:28
Vlorë

Një automjet u përfshi nga zjarri mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen “Osman Haxhiu”.

“Dyshohet se si pasojë i një difekti teknik ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetases G.M, ku ka vetëm dëme materiale” njofton policia.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit në mjet.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat