Vlorë/ Disa akse rrugore “pushtohen” nga uji, kanalet që derdhen në vijën bregdetare shkarkojnë mbetje plastike

Vlora

Vlorë/ Disa akse rrugore “pushtohen” nga uji, kanalet që derdhen në vijën bregdetare shkarkojnë mbetje plastike

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:49
Vlora

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit gjatë orëve të fundit.

Për pasojë, kanë nisur problemet e para në qytetin e Vlorës.

Atje ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore për shkak të prezencës së lartë të ujit në rrugë.

Ndërsa kanalet shkarkuese të ujërave që derdhen në vijën bregdetare, veç ujërave kanë shkarkuar edhe mbetje plastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat