Nga Vlora shkuan e kultivuan 2784 rrënjë kanabis në Peqin, tre autorët meren të pandehur

Vlora

Nga Vlora shkuan e kultivuan 2784 rrënjë kanabis në Peqin, tre autorët meren të pandehur

Më: 23 mars 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Prokuroria e Elbasanit, ka mbyllur hetimet për dosjen penale me tre të pandehur nga Vlora, të cilët kishin arritur të mbillnin 2784 kubikë cannabis stativa në zonën e Pajovës në Peqinit.

Tre të pandehurit janë Klevis Deliaj, Shpëtim Kulla dhe Marildo Krekaj, të cilët akuzohen për “Kultivim të lëndëve narkotike” dhe që momentalisht dosja kundër tyre është në pritje për tu gjykuar në Elbasan.

Operacioni për asgjësimin e kubikëve me drogë është kryer në datën 11 maj 2020, në vendin e quajtur “Zabel i Madh” në Pajovë të Peqinit. Sipas dosjes hetimore punonjësit e policies kanë arrestuar fillimisht Klevis Dalipaj, në momentin që ai po dilte nga një çadër e improvizuar për fjetje.

Nga ana e policisë në afërsi të çadrës u gjetën dhe u sekuestruan 2784 kubikë me fidanë të cilët dyshoheshin se ishin bimë narkotike canabis sattiva.

Po kështu nga ana e policisë u gjetën dhe 200 kubikë të mbushur me pleh, të cilat dyshohej se në to kishte fara të bimëve narkotike. Po kështu në vendin e ngjarjes, u morën në cilësinë e mostrës 50 kubikë me fidanë të dyshuar si bimë narkotike dhe 40 kubikë me pleh që dyshohen me farë të bimës narkotike canabis sativa, ndërsa pjesë tjetër është asgjësuar me procedurën e djegies.

Personat e pandehur
Klevis Deliaj akuzuar për Kultivim të Lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim

Shpëtim Kulla akuzuar për Kultivim të Lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim

Marildo Krekaj akuzuar për Kultivim të Lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat