Vlorë/ Banorët të pashpresë: 20 vjet asnjë investim, s’ka rrugë, as kosha mbeturinash

Vlora

Vlorë/ Banorët të pashpresë: 20 vjet asnjë investim, s’ka rrugë, as kosha mbeturinash

Më: 19 prill 2021 Në ora: 14:38
Vlora

Zona e pyjores në qytetin e Vlorës, me qindra familje që jetojnë në të vuajnë çdo dite një sërë problematikash, banoret jetojnë në një rrugë të shkatërruar, mes një kanali dhe mbeturinash.

“20 vjet vetëm shkatërrim nuk është bërë, asnjë ndërtim”.

Mungesa e ndriçimit publik nga Bashkia e Vlorës, ka bërë që herë pas here grabitësit, të favorizuar nga errësira të kryejnë vjedhje.

“Kasapit i morën një dele, i morën veglat dhe ai njoftoi policin”.

Kjo zonë, nuk ka as kosha për mbeturina, ndërsa në mungesë të tyre, banorët detyrohen që t’i djegin ato.

“Nuk ka asnjë kosh mbeturinash. Rruga është kryesorja, dritat. Për fëmijët jo për neve se po kalojnë jetën në spitale”

Ata thonë se i janë drejtuar disa herë institucioneve, por askush nuk ka marrë asnjë masë, ndërsa shprehen se kanë humbur besimin se diçka do të rregullohet.

“As nuk kam shpresa fare qe te rregullohet situata.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat