Gazetari i AP-së ndalohet të filmojë në një QV në Vlorë

Vlora

Gazetari i AP-së ndalohet të filmojë në një QV në Vlorë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:11
Vlorë

Nënkryetari i Qëndrës së Votimit 4498/1 në Vlorë, prapa shkollës Industriale, ka ndaluar gazetarin e Albanian Post të raportojë situatën në vendvotim.

Një qytetar, është raportuar se ka fotografuar votën aty dhe po procedohet penalisht. Vështirësi ka pasur edhe për hyrjen e policisë brenda QV-së, pasi pritej autorizimi.

Pavarësisht kësaj, policia është futur brenda mjediseve të vendvotimit dhe ka nisur marrjen në pyetje të personave të pranishëm aty.

Pikërisht në atë çast, i dërguari i Albanian Post është ndaluar të filmojë zhvillimet e ngjarjes.

Kjo ngjarje vjen edhe pas paralajmërimit të djeshëm të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, se fotografimi i votës përbën krim zgjedhor.

Sipas Celibashit, çdo person që do të kapej brenda qendrave me telefona celularë, do të procedohej menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat