Tentojnë të grabisin argjendarinë në Vlorë nën kërcënimin e armës

Vlora

Tentojnë të grabisin argjendarinë në Vlorë nën kërcënimin e armës

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një ngjarje e momenteve të fundit është shënuar në Vlorë.

Persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë tentuar që të grabisin nëj argjendari pranë shkollës 9 vjeçare "Ismail Qemali" në afërsi të Bulevardit.

Kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar policinë, pasi autorët kanë qëlluar në ajër.

Sipas të dhënave paraprake, informon gazetari i Ora News, Edi Ruçi dyshohet se kanë qenë më shumë se dy persona.

Një pres personave të dyshuar është ndaluar nga policia në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen dhe identifikimin e personave të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat