Turistët e huaj mbërrijnë në Vlorë/ Pushues nga Rusia, Serbia dhe Brazili pa nisur zyrtarisht sezoni turistik

Vlora

Turistët e huaj mbërrijnë në Vlorë/ Pushues nga Rusia, Serbia dhe Brazili pa nisur zyrtarisht sezoni turistik

Më: 1 maj 2021 Në ora: 15:51
Foto

Kjo e shtunë vranët, por shumë e ngrohtë, ka sjellë në brigjet e detit Jon në Vlorë, plot turistë brazilianë, serb, rus.

Det dhe mal pranë, është kjo një ndër asrsyet që këta turistë kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar fundjavën. Pothuajse të gjithë hotelet në bregdetin e Radhimës, kanë qenë plot me turistë këtë të shtunë, por jo më pak hotelet në qytetin e Vlorës.

“Jam Denis, nga San Peterburg, Rusi. Hera e parë në Shqipëri, kemi vizituar Ksamil, Durres, Sarandë, por Vlora qenka më e bukur”.

“Kemi vizituar jugun e Shqiperise dhe Ksamili si nje vend perrallë. Nje vend që absolutisht do ta vizitojmë në të ardhmen shume herë dhe do të sugjerojmë miqtë tanë të vijne në këtë vend fantastik. këto temperatura që vendi ofron janë mrekulli, madje dhe me minus, për ne është mrekulli!”

“Vijmë nga Serbia, hera e parë që ndodhemi këtu dhe është shumë bukur.disa miq tanët na sugjeruan të vijmë e të vizitojmë vendin tuaj”.

“Vijmë nga Rio de Zhaniero. Hera e parë që ndodhem në Shqiperi dhe deri tani jemi te impresionuar e fëmijet sidomos janë duke shijuar detin dhe plazhin. Deti dhe rëra janë fantastike”.

“Përshëndetje, unë jam liljana nga Rusia. Ndodhem pikërisht në Vlorë pasi ofron dhe detin dhe malin, një nga preferencat e mia për të zgjedhur si fundjavë pushimesh”.

“Jam Natalia nga Sant Petersburg. Hera e dytë që ndodhem në Shqipëri. Kam qenë në Durrës por Vlora është e mrekullueshme”.

Sezoni turistik duket se do të marrë frymë lirshëm këtë vit kur vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe epidemia e Covid konsiderohet nën kontroll.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat