Vritet me armë zjarri brenda në makinë 40-vjeçari

Vlora

Vritet me armë zjarri brenda në makinë 40-vjeçari

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:41
Vlorë

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Hajro Çakerri’ ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin Bledar Birçaj, 40 vjeç.

Për pasojë 40-vjeçari mbeti i plagosur, por ndërroi jetë pak pas transportimit në spital.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat