Familja në Vorë në varfëri mes lotësh s'ka të shtrojë drekën e Bajramit: Nuk di si t'ia vendos emrin drekës sot

Vlora

Familja në Vorë në varfëri mes lotësh s'ka të shtrojë drekën e Bajramit: Nuk di si t'ia vendos emrin drekës sot

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:22
Pamje nga video

Familja Koruni,në fshatin Muçaj të Vorës, jeton në çadër që kur tërmeti i 2019-ës i shembi shtëpinë. Familja ndodhet në kushte tejet të vështira ekonomike dhe e ka të pamundur të festojë sot,Ditën e Bajramit.

Kryefamiljari z.Hekuran i cili vuan nga astma thotë se Bashkia i ka premtuar shumë gjëra, por në fund nuk ka dhënë asnjë ndihmë: "Siç e shihni dhe vetë juve, unë jam në gjendje shumë të keqe. Nuk kam mundësi të punoj. Jam me astmë. Fëmijët janë të vegjël. Gruan e kam të sëmurë me ilaçe. Bashkia nuk na ndihmon hiç. Na kanë premtuar shumë gjëra."

Ndërkohë bashkëshortja bën apel për ndihmë: "Asgjë nuk kam përgatitur për Bajram. Nuk di se si t'ia vendos emrin, drekës sot. Kam kaluar tmerr me fëmijët e vegjël në të ftohtë e në shi. Nuk di se si ta shpjegoj. Janë kushte shumë të vështira. Ju lutem shumë! Kush të vejë dorën në zemër për këto fëmijë të paktën. Nuk kam shtëpi për fëmijët, as drita asgjë."

Mes lotësh, djali 11 vjeçar, thotë se dëshira e tij është të ketë një shtëpi."Dëshira ime për këtë ditë është të bëhem me shtëpi dhe të bëhem i lumtur me familjen time."

Të ardhurat e vetme të familjes janë 4.800 lekë të reja, që i marrin nga ndihma sociale, të cilat janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën. Sot ata për Festës e Fiter Bajramit kërkojnë ndihmë nga cilido që ka mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat