Ku u qëllua i plagosuri në Vlorë?/ Policia në kërkim të lokalit, shoqërohet një person

Vlora

Ku u qëllua i plagosuri në Vlorë?/ Policia në kërkim të lokalit, shoqërohet një person

Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:34
Ilustrim

Policia është vënë në kërkim të lokalit ku sonte u qëllua me armë zjarri, 39 vjeçari, Ergys Likaj.

Edhe pse u tha që u qëllua në një lokal në Lungomare, policia nuk ka gjetur ende ambientin ku u qëllua.

Ndërkohë që nga inspektimet në Lungomare nuk është zbuluar asgjë në lidhje me plagosjen.

Kjo vihet re edhe në informacionin paraprak të Policisë së Vlorës, ku ngjarja mbetet ende e paqartë.

Ndërsa është shoqëruar një person në komisariat ku po merret në pyetje.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat