Makina përplas këmbësorin në Lungomaren e Vlorës, i plagosuri në gjendje të rëndë në spital

Vlora

Makina përplas këmbësorin në Lungomaren e Vlorës, i plagosuri në gjendje të rëndë në spital

Më: 28 maj 2021 Në ora: 09:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotmën në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se një mjet që lëvizte në Lungomare ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar plagë të shumta.

Për pasojë, këmbësori është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shkaku i aksidentit dhe identiteti i të plagosurit nuk dihen ende, ndërsa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat