Mbyllet shkolla tregetar e Vlorës?!

Vlora

Mbyllet shkolla tregetar e Vlorës?!

Nga: Agim Jazaj Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:40
Shkolla tregetar e Vlorës

Lajmi ka mbuluar dhen dhe helmi ka mbytur jo vetëm vlonjatët, por dhe gjithë shqiptarët me ndjeshmërinë dhimbsurinë njerëzore dhe atdhetarinë shqiptare.

 “Shpirt barbarët”- thonë se kanë ngritur dorën barbare edhe mbi shkollën shekullorë: “Tregëtare në Uji i Ftohtë të Vlorës. “Lakmitarët dhe të pa ngopurit i kanë vënë syn” dhe pritet t’i vihet matarpiku e dinamiti edhe kësaj pjese të historisë, kujtësës historike-kombëtare, bëjnë me dije publike dy bij publik të Vlorës: Laureta Petoshati dhe Ergys Alushi, të cilët e kanë publikur këtë hata-krim, duke e transferuar shkollë pikërisht më 1 Qershor, në ditëlindjen e Sami Frashërit nga kjo godinë mbi shekullore për diku në qytetin e Vlorës…

“Mafia e pronave, gllabron godinën dhe truallin e Shkollës Tregëtare”. Edhe kjo shkollë pjesë e historisë së Vlorës dhe e vëndit duhet të prishet, të fshihet gjithëçka nga historia e këtij vendi? Pra, “Shqipëria me shqiptarët kanë lindur sot, kur kanë lindur barbarët” që shëmbin çdo pjesë të djeshme historike, çdo tempull trashgimine dhe historie? “Shëmbja e historisë ka nisur qysh nga shëmbja e “Skelës së parë në Europë”, “Sheshit Historik të Flamurit”, dhe nuk ka të ndalur edhe me shëmbjen e kësaj shkolle…

Burrat e kohës, patriotët vlonjatë në vitin 1924 ndërtuan një shkollë për bonjakët e luftës së vitit 1920 ,shënojnë në faqet e historikut të kësaj shkolle patrotët e shquar: Halim Xhelo, Petro Marko, Murat Tërbaçi, Shevqet Musaraj…

 Dhe më pas kjo shkollë mori dimensione kombëtare, duke e zgjeruar edhe më këtë shkollë!

Ndërsa me pushtimin e vendit dhe të Vlorës nga Italia, në 7 prill të vitit 1939, forcat pushtuese e transferuan shkollën e vendosur në kodrën mbi “Uji Ftohtë” në disa baraka, duke vendosur në të forcat pushtuese. Madje pushuan nga puna edhe drejtorin e rrebeluar aso kohe të shkollës; Naum Strralla për kundërshtitë e tij, për tjetërsëimin, dhe transferimin e shkollës!

Po në vitin 1943 kjo shkollë do të kyçosej sërish nga fashistët Italiane, duke e kthyer në kazerma të ushtrisë pushtuese!

Ç’po ndodh kështu? Të dhunohet dhe të fshihet nga faqja e dheut dhe të fshihet nga kujtesa njerëzore edhe kjo pjesë e historisë sot, e cila ka nxjerr nga bankat e saj figura të mëdha të njohur, në gjithë fushat e vendit, luftëtar, të pushkës dhe të pendës, të artit dhe kulturës. Pas 87 vjetësh po vihet kyçi me demek: “Përkujdesjen shtetrore” për lehtësimin e jetës së nxënësve”,

“Ditë më parë publikon znj. Laureta Petoshataj, ishte paraqitur në mjediset e shkollës drejtoresha e

Arsimit Profesional nga Tirana, për të takuar vetëm drejtoreshen e asaj shkollë znj. Shpresa Saliaj.

Dhe drejtorja znj. Saliaj u kish komunikuar trupës mësimore me zërn e mëkur: “Për të shkuar në shtëpi”!

Dhe ditën tjetër vijoi komunikimi; me “zhvendosjen e shkollës në qytet për tu shërbyer sa më mirë nxënësve”...

Gjithëçka e kuptuan me dhimbjen e madhe në shpirt!

Po luhet loja abuzive, me shëmbjen e këtij tempulli, me prapavijë e njohur dhe të kudondodhur për: “Pallatomani” që po i marin frymën edhe Vlorës, të ngritur kuturu dhe po vegjetojnë me vite të tëra me drita të fikura mbi 6000 pallate stok të publikuar edhe nga specialist dhe kompetent të fushës, Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë-Vlorë!

Ky është zhvillim Kuturu, pa ide, pa marrë as mendimin e specilaistëve të fushës, e lë më të komunitetit.

Ngjeshja e palleteve, duke mos marrë dot as frymë e lë më të shohësh dritën, po u drithëron jetën vlonjatëve sa dhe i detyron të braktisin vatanin e tyre të shënjtë! Shkelen me të dy këmbët distancat, nuk ruhen hapsirat e përcaktuara edhe ne ligjin e Urbanistikës!

Specialist të fushës dhe qytetaria e shohin makutërinë e ndërtimeve si krimin sheshit. Dhe nëse do të ket kërkesa oferta, do të shfrytëzohej studimi dhe projektimi i viteve më përpara, nga urbanistët dhe nixhinierëtët e njohur të Vlorës, ndalimin e ndërtimeve brënda qytetitit të Vlorës dhe shtrirjen e tij në përiferi, sidomos në veri të qytetit! Ngjeshja e Pallateve po marrin frymën njërëzve, nuk shohin as syn e diellit, marin mallkimin e sotëm dhe do t’i ndjekin edhe në botën tjetër aventurierët me pushetetin abuzivist, duke shkatërruar e fshirë nga kujtesa edhe këta tempuj.

Dhe nga harta shqiptare po fshihen, jo nga pushtues të hua, por nga zaptuesit Vendas me pushtet, edhe ky tempull i vendit. Medemek se do tu krijohet kushte lehtësuse nxënësve, një absurditet i stisur sa dhe abuzivist, kur në vite me radhë dhe në kohë shumë më të vështirë nxënës, jo vetëm nga Vlora, po edhe nga gjithë vendi kanë përballuar vështirësit edhe më të veshtira, të vendosur në konvikete e asaj shkolle të mesme Tregëtare e njohur në gjithë vendin.

Në vitin 2018 kur u kthye nga një vizitë disa ditore nga SHBA, kryetari i parë i bashkisë Selenicë Përparim Shametaj, rrëfënte edhe një ligj Epokal, të skalitur forte: “Asnjë vendim -marrje e shtetit, nuk mund të ndërrmerej pa marë së pari mendimin, pëlqimin dhe aprovimin, verdiktin e qytetarëve”!

Ndonëse është i formuluar edhe në legjislacionin shqiptar, por në asnjë rast nuk pyetet shoqëria, komuniteti.

Qeveritë veprojn në pabesi dhe në fshëhtësi, duke shëmbur edhe këto tempuj të shoqërisë, vetëm e vëtëm për përfitime personale, duke dëmtuar e dhunuar intersat kombëtare, publike dhe shëmtuar historinë e vendit!

Në shkollën Tregëtare kanë lënë gjurmë, kanë dhënë mësim personalitetet të arsimit dhe kulturës shqiptare të përgatitur në universitetet më të mira të botës si: Safet Butka, Llazaraq Eftimiadhi, Ernest Koliqi, Isuf Luzaj, Jusuf  Puka, etj

“Kjo shkollë është mbylluar nga Duçja” nënvizon në publikimin e sat znj. Petoshataj. Dhe sot pas 87 viteve, duket se po byllet nga Buçja! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat