Iu mor jeta në derë të shtëpisë/ Kush është 35-vjeçari që u vra me breshëri automatiku

Vlora

Iu mor jeta në derë të shtëpisë/ Kush është 35-vjeçari që u vra me breshëri automatiku

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

(E plotësuar 08:00) - Një atentat me armë zjarri ka tronditur Vlorën pak minuta para mesnatës. Sipas uniformave blu, nga atentati i tipi mafioz ka mbetur i vrarë shtetasi Shkëlzen Velaj 35 vjeç.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës, ku Velaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi në hyrje të shtëpisë së tij në katin e pestë të një pallati.

35-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por fatkeqësish nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë gjatë krehjes së zonës nga policia, në afërsi të fshatit Risili, është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Policia vazhdon krehjen e zonës dhe grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak.

Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

***

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

35 vjeçari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë.

Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij. 

Plumbat në drejtim të 35 vjeçarit kanë qenë nga një distancë e afërt.  Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë kushtuar jetën 35 vjecarit. 

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Sipas policisë 35 vjeçari ka ndërruar jetën në spital. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat