Vrasja në Vlorë, pyeten 10 persona, hakmarrja dhe trafiku i narkotikëve dy pistat kryesore të hetimit

Vlora

Vrasja në Vlorë, pyeten 10 persona, hakmarrja dhe trafiku i narkotikëve dy pistat kryesore të hetimit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Dalin detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit, Shkëlzen Velaj,në Vlorë. Në harkun kohor të 8 orëve policia e Vlorës ka pyetur afro 10 persona në lidhje me ngjarjen.

Përsonat në fjalë janë më së shumti banorë të pallatit, familjarë të viktimës, persona që mund të kenë djeni me rastin si edhe nëna e 35 vjeçarit.

Nga 10 personat e pyetur, 5 prej tyre janë mbajtur më shumë në komisariatin e Vlorës për tu marrë sërish në pyetje.

Dyshohet se mbi viktimën është derdhur një karikator kallashnikovi pasi në vendgjarje janë gjendur më tepër se 30 gëzhoja, ku një pjesë e tyre e kanë kapur në trup, kryesisht në bark.

Përsa i përket banesës së 35-vjeçarit ka patur kamera sogurie çka tregon se personi në fjalë i druhej një atentati të mundshëm, ku mendohet se kamerat kanë fiksuar ngjarjen.

Dinamika e vrasjes në Vlorë, e ndoqën nëpër shkallë, iku me vrap, por s’i shpëtoi kallashit

Velaj në banesë jetonte me nënën e tij, e cila ka qënë ajo që ka lajmëruar policinë e Vlorës por edhe në dëshminë e saj të parë përpara bluve të Vlorës nuk ka ndihmuar shumë për ngjarjen pasi s'ka mundur ti shohë autorët.

Ora News ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. 35-vjeçari ka qenë duke u kthyer në banesë.Përgjatë gjithë rrugës së kthimit ka pikasur një automjet që po e ndiqte.

Është futur tek kthesa e shtëpisë së tij, një kthesë ku nuk kthehen shumë makina në atë orë.

Kur ka parë një automjet të llojit "BMW" që po e ndiqte edhe aty, ka dal me vrap duke lënë automjetin "Renault Clio" të ndezur.

Është larguar me shpejtësi në drejtim të shtëpisë. Autori apo autorët  e kanë ndjekur me vrap nëpër shkallë dhe pak metra pranë banesës së tij e kanë qëlluar afro 30 herë duke e ekzekutuar.

Autorët janë larguar me shpejtësi me atuomjetin e llojit "BMW" ku i kanë vënë edhe flakën.

Ngjarja po hetohet në dy drejtime, larje hesapesh midis bandave pasi Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velajt të vrarë në masakrën e Çoles por edhe për narkotikë pasi 35-vjeçari dyshohet se ishte aktiv edhe në tregun e narkotikëve në Vlorë çka e tregon fakti se në 2019 së bashku me 6 të tjerë u arrestua nga policia e Vlorës në operacionin e quajtur Vjeshta.

Mendohet se më parë e ka ndryshuar edhe emrin nga Shkëlzen në Altin për shkak të mosmarrëveshjeve me ligjin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat