Shpërthim në Vlorë, i vihet tritoli një objekti në ndërtim, policia jep detaje

Vlora

Shpërthim në Vlorë, i vihet tritoli një objekti në ndërtim, policia jep detaje

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Policia njofton se ka shpërthyer një objekt në ndërtim, në tëcilin ishin ndërprerë punimet prej vitesh, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat