Bllokohet këshilli bashkiak i Vlorës, Tahiraj: Akti i Lelit, papërgjegjshmëri që cënon qytetarët

Vlora

Bllokohet këshilli bashkiak i Vlorës, Tahiraj: Akti i Lelit, papërgjegjshmëri që cënon qytetarët

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:34
Foto

Këshilli Bashkiak i Vlorës, i thirrur nga disa anëtarë që kërkuan llogaridhënie të kryebashkiakut Leli për shërbimet ndaj qytetarëve të Vlorës nuk arriti të mblidhej.

Në orën 10:00 këta anëtare siç kishin paralajmëruar iu drejtuan teatrit “Petro Marko”, por dera aty ishte e kyçur.

Kreu i grupit të këshilltarëve socialistë, Anduel Tahiraj, njëkohësisht dhe kryetar i degës së PS-së, e kishte një pergjegjës për këtë pengesë, kryebashkiakun Dritan Leli, i cili nuk lejoi hapjen e sallës për zhvillimin normal të mbledhjes.

Sipas drejtuesit të socialistëve të Vlorës, Dritan Leli ka humbur besimin e qytetarëve dhe mbështetjen e partisë.

Tahiraj: Kryetari i bashkisë së Vlorës e ka humbur mbështetjen e Partisë Socialiste por njëkohësisht edhe besimin e qytetarëve të Vlorës.

Por përballe këtij qëndrimi, Dritan Leli, e

Ai përdori vendimin e Komitetit Teknik dhe masat anti-Covid që nuk lejojne tubimet në salla, i shqetësuar për shëndetin e anëtareve të këshillit bashkiak.

E ndërsa u mbylli derën e teatrit "Petro Marko", vetË Leli mblodhi online drejtuesit e intitucionit vendor, nga ku ftoi këshilltarët të bëheshin pjesë e diskutimit.

Leli: Në respekt të ligjit dhe masave në fuqi për të parandaluar përhapjen e Covid 19, theksojmë sikur jemi shprehur edhe më parë në disa letra të përsëritura se mbledhja e këshillit të bashkisë Vlorë duhet të zhvillohet online. Nga sa më lart është bërë e qartë nga unë personalisht se ambjentet e teatrit "Petro Marko" nuk do të jenë në dispozicion për zhvillimin e kësaj mbledhje.

Një pretendim i tillë u konsiderua qesharak nga kreu i grupit të këshilltarëve socialistë Tahiraj, ndërsa përcolli dhe një mesazh ndaj Lelit për afrim me kundërshtarët demokratë.

Tahiraj: Ky është një pretendim qesharak sepse po i njëjti kryetar jo pak ditë më parë u dha leje forcave të tjera politike, PD, dhe aleatëve të saj.

Krisja e marrëdhenieve të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli me kryetarin e Partisë Socialiste

Edi Rama nisi që para zgjedhjeve parlamentare dhe tani është kthyer në një betejë me të gjithë strukturat socialiste në Vlorë.

kishte gati argumentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat